
Shumica e lojtareve te Kombetares luajne bashke prej nje kohe te gjate, e njohin me mire njeri-tjetrin dhe tashme ndoshta ka ardhur momenti qe te korrin frytet e verteta te lojes se tyre ne grup.
I ketij mendimi eshte Debatik Curri, mbrojtesi i Vorskla Poltaves ne Ukraine, i cili militon ne perfaqesuesen kuqezi qe nga 22 marsi 2006. Kete bindje te tij e ka perforcuar akoma edhe me shume fitorja 1-0 ne miqesoren ndaj Irlandes se Veriut.
“Ishte nje ndeshje e luajtur shume mire nga ana jone, pohon Curri. Vendosja taktike dhe organizimi i lojes ne pjesen e pare besoj se ishte ne lartesine e duhur, ne ate qe kemi treguar edhe ne ndeshjet tona me te mira zyrtare, perfshire Suedine, Portugaline dhe Danimarken. Besoj se na vlejti shume, per te pasur me shume besim te vetja jone, sidomos para fillimit te eliminatoreve te Kampionatit Europian”.
Shqiperia ben pjese ne Grupin D te eliminatoreve te Euro 2012, me Francen, Rumanine, Bosnje-Hercegovinen, Bjellorusine dhe Luksemburgun. Per Currin, ky eshte nje grup i forte: “Franca e Rumania dihen, por une mendoj se Bosnja eshte nje ekip i mire, me shume lojtare cilesore dhe sipas meje ka per te qene nje nga pretendentet kryesore ne grup. Per sa i perket Shqiperise, shpresoj te kemi edhe fat, pasi ne shume ndeshje jemi ndeshkuar ne minutat e fundit. Ndoshta mund te jemi ne surpriza e ketyre eliminatoreve, tani kemi nje ekip shume me te pjekur”.
Top Channel