“Mavraj”, akuza pas refuzimit te fteses

09/03/2010 13:00

Javet e fundit nuk kane qene nga me te mirat per Mergim Mavrajn. Prej me shume se 10 ditesh, qendermbrojtesi, i cili momentalisht ka shtetesi shqiptare dhe gjermane, ne Shqiperi shihet si “tradhtar i atdheut”.

Revista gjermane “Revier Sport” i kushton vemendje kesaj çeshtjeje. Menjehere pasi mediat shqiptare njoftuan se Mavraj refuzoi te luaje per Kombetaren shqiptare, ai u vu ne qender te kritikave. Mavraj: “Kjo eshte krejt e pakuptimte! Kam marre nje telefonate nga trajneri i ri i Shqiperise dhe i shpjegova atij se me nevojitet ende kohe per te vendosur”.

Per kete arsye dhe pas mirekuptimit te plote me trajnerin kuqezi, Mavraj mori para 14 ditesh nje ftese per t’u grumbulluar me Kombetaren ne Tirane per miqesoren ndaj Irlandes se Veriut, te cilin ai e refuzoi. “Trajneri ishte ne dijeni te plote per kete, pasi ne e kishim shtyre pergjigjen deri pas Boterorit 2010”, justifikohet Mavraj. Megjithate, shtypi shqiptar e vuri ate ne qender te kritikave dhe papritmas Mavraj u be tema numer nje. Rezultati: Ne komunitetin e internetit, “Fb”, u regjistruan me shume se 150 persona. Papritmas Mavraj ishte “tradhtari i atdheut”, i cili e braktisi vendin e tij, Shqiperine. Mavraj e quan kete “nje absurditet!”.

Zenka filloi ne veren e 2006-s. Hans-Peter Briegel, si trajneri i Shqiperise, e deshironte lojtarin qe nga koha kur luante ne Regionalliga me Darmstadt, pasi e kishte pare ne nje ndeshje ndaj Hofenhajm. Mavraj shton: “Une doja te behesha shtetas shqiptar. Pikerisht kete gje bera”. Pak me vone ishte trajneri i U-21 i Gjermanise, Dieter Eils, ai qe e pyeti nese kishte shtetesi gjermane.

“Dhe keshtu kam luajtur ndeshjen time te pare miqesore me U-21 te Gjermanise kunder Italise”, shton Mavraj. Pas nje demtimi ne aduktore dhe pas transferimit te Bokumi, karriera e tij nderkombetare u nderpre perkohesisht. Dhe kur pritej qe te rikthehej tek U-21 gjerman, pesoi nje demtim ne gju dhe hoqi dore nga titulli Kampion i Europes 2009. Semafori u hap serish pas fitores ndaj Hanoverit ne dhjetor 2009. Trajneri Kuzhe, i impresionuar nga paraqitja e Mavrajt, i beri nje tjeter ftese nga atdheu.

Mavraj sqaron serish: “Nje televizion ka intervistuar dajen tim, Qerimin, dhe e ka pyetur pse nipi i tij nuk do te luaje per Shqiperine. Daja im nuk ka kuptuar asgje dhe une papritmas u bera ‘tradhtar i atdheut’. Çfare me mbetet mua te bej tani”. Mavraj deshiron qe per kete teme te vendose me vone, ndoshta ne vjeshte. Atehere ai do te zgjedhe nese do te luaje per Shqiperine apo per Gjermanine. Megjithate, pas zhvillimeve te fundit, duket se dera e Kombetares kuqezi eshte mbyllur njehere e pergjithmone per te.

Top Channel