UEFA ne Tirane per “Qemal Stafen”

08/03/2010 20:15

Behen gjithnje e me konkrete iniciativat e Federates Shqiptare te Futbollit dhe UEFA-s, per rikonstruktimin e stadiumit kombetar “Qemal Stafa”.

Pasditen e se henes ne Tirane ishte i pranishem shefi i projekteve te UEFA-s, Andreas Kuhn, i cili ka vezhguar gjendjen e stadiumit dhe ka shprehur edhe nje here mbeshtetjen e plote financiare nga organi i futbollit europian per projektin e ri.

“UEFA ka dhene sinjale prej kohesh tashme, qe eshte e gatshme te mbeshtese ndertimin e stadiumit te ri. Por ajo qe shpresojme eshte qe Federata Shqiptare e Futbollit te kete sa me shpejte te jete e mundur kete stadium te ri. Nga ajo qe pashe mund te them se stadiumi duhet te rikonstruktohet teresisht, duhet te ndertohet nje stadium qe ploteson kushtet e stadiumeve nderkombetare. Ne jemi inkurajuar edhe nga bisedat e fundit me perfaqesuesit e shtetit dhe mund te themi se do te gjendet nje zgjidhje duke u bashkuar, pra UEFA, FIFA dhe padyshim federate FSHF”, u shpreh shefi i projekteve ne UEFA, Andreas Kuhn.

Pak kohe me pare ne nje interviste per Top Channel, ministri i Sporteve Xhaferri tregoi edhe nje here gatishmerine e tij per te privatizuar stadiumin “Qemal Stafa”, gje qe pritet te ndodh brenda 6 mujorit te pare te ketij viti, nderkohe presidenti i FSHF-s Duka u shpreh i gatshem per ta marre plotesisht persiper ndertimin e stadiumit te ri.

Te njejten gatishmeri tregon edhe perfaqesuesi i projekteve te UEFA-s, Kuhn i cili shprehet se jane ne pritje te vendimit te qeverise shqiptare.

“Duke qene se edhe qeveria shqiptare ka dhene sinjale pozitive, ne shpresojme qe t’i jepet leja Federates se Futbollit e me pas ne jemi perfundimisht te pergatitur qe te kontribuojme financiarisht”, deklaroi Kuhn.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta