Real Madrid pa Benzema kunder Lyon-it

08/03/2010 12:20

Sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema nuk do luaje ne ndeshjen e kthimit kunder skuadres se tij, Lyon.

Bomberi qe u transferua kete vere per 35 milione euro, vuan nga nje dhimbje ne pulpe dhe stafi mjekesor ka vendosur qe ai te beje 15 dite pushim per te mos rrezikuar nje demtim me te rende.

Ndeshja Real Madrid-Lyon eshte nje nga me te rendesishmet per mbarevajtjen e sezonit te skuadres “Merengues” e cila ka shpenzuar me shume se 200 milione euro ne merkaton e veres per te afruar ne “Bernabeu” yje te klasit boteror. Ndeshja e pare ka perfunduar 1-0 ne favor te skuadres franceze.

Top Channel