Mungon goli ne “San Siro”

08/03/2010 09:40

Genoa nuk e ka lejuar shkeputjen e Interit, pasi ndeshja e fundit e javes se 27-te mes ketyre dy skuadrave e luajtur ne “San Siro”, ka perfunduar ne barazim pa gola.

Nje pjese e pare e pergjumur, ku te dyja skuadrat nuk preferonin te sulmonin por te prisnin gabimet e njera–tjetres. Mourinho i dha udhezimet e veta nga tribuna dhe Interi u zgjua ne pjesen e dyte, duke u hedhur ne sulm ne kerkim te golit te avantazhit.

Shume raste te krijuara gjate 45 minutave te dyta, por asnjera prej tyre nuk u finalizua me gol. Bolotelli, Eto’o, Sneijder nuk arriten t’i jepnin fitoren skuadres se tyre. Ky rezultat mban ne 4 pike diferencen mes Interit kryesues dhe Milanit te vendit te dyte.

Top Channel