Meksike, Cabanas u plagos per nje femer

08/03/2010 13:00

Zbulohen shkaqet e plagosjes se sulmuesit paraguajan Salvador Cabanas ne nje bar te qytetit te Meksikos pas nje goditje me pistolete.

Lojtari eshte vene ne qender te nje sherri banal pasi ngacmoi te dashuren e nje bosi droge me nofken El Coqui”. Pasi Cabanas u ngaterrua me bukuroshen Areth Teran, trafikanti urdhroi ekzekutimin e lojtarit.

Sulmuesi i klubit America u plagos rende ne 26 janar ne tualetin e nje lokali. “El Coqui” e dha urdherin e ekzekutimit nga burgu, ndersa ai qe u urdherua per vrasjen e tij ishte ish modeli Jose Garza.

Nderkohe, Cabanas ka lene spitalin para pak ditesh duke u shtruar ne nje qender rehabilitimi. Mundesite qe ai te rikthehet ne fushen e lojes jane shume te vogla pasi mjeket jane ende dyshues. Per momentin ai ka ende nje plumb ne koke dhe ecen e flet shume ngadale.  

Top Channel