Pas zyrtarizmit te reduktimit te buxhetit 2010 si reagim i krizes ekonomike, Ministria e Financave ka detajuar nga e para tavanet e shpenzimeve per te gjitha institucionet.
Totali i shpenzimeve qe do te shkurtohen jane rreth 25 miliarde leke, ku 20 miliarde jane fonde qe do te shkonin per investime publike. Nga tabela me te dhenat e buxhetit te rishikuar, bie ne sy Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve, te ciles i jane hequr nga buxheti mbi 10 miliarde leke, te destinuara per investime, por qe nuk do te kryhen.
E dyta ministri e “prekur” nga kriza eshte Arsimi, te ciles i pakesohen fondet me 4 miliarde leke, ku gjysma ishin parashikuar te shkonin per investime. Ministria e trete eshte ajo e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, me 600 milione leke, ku edhe ketu gjysma ishte parashikuar per investime, konkretisht per mbeshtetjen e fermerit.
Mesatarisht cdo institucioni i jane pakesuar fondet me 5 per qind, krahasuar me planin fillestar, kur qeveria ende nuk e pranonte krizen ekonomike. Shkurtimi i fondeve prek edhe institucionet e tjera te pavarura, kryesisht gjyqesorin, me mbi 150 milione leke.
Ministria e Financave ka nisur qe tani te rishikoje tavanet e shpenzimeve per tre vitet e ardhshme, duke u fokusuar te viti me i afert, 2011-a. Edhe ne vitin qe vjen shikohet ulje e shpenzimeve krahasuar me planin e miratuar kohe me pare (plani buxhetor afatmesem 2010-2012). Ministria e Puneve Publike do te marre 25 per qind me pak se plani i miratuar ne strategjine afatmesme, ndersa Ministria e Ekonomise dhe Tregtise do te kete 22.9 per qind me pak.
Te gjitha rishikimet po behen pas rezultatit te pritshem te rritjes ekonomike, e cila nga 6 per qind, rrezikon te bjere nen 3 per qind. Gjithnje per vitin e ardhshem, Ministria e Financave parashikon te ule shpenzimet edhe per institucionet e tjera, dikasterit te Turizmit me 14.4 per qind apo Mjedisit me 8.7 per qind. Me rishikimet e bera, qeveria eshte perpjekur te mos preke institucion qe mbulojne sektoret prioritare. Rasti konkret eshte i Ministrise se Shendetesise, te ciles i rritet mbeshtetja financiare nga buxheti me vetem 1 per qind, apo Arsimit me 1.2 per qind.
Jo me larg se nje muaj nga miratimi i buxhetit 2010 dhe pak me shume se plotesimi i programit buxhetor afatmesem (ku vendosen tavanet e shpenzimeve), qeveria u gjend perpara fakteve kokeforte te rritjes ekonomike, te cilat nuk dolen ashtu si i kishte parashikuar. Per hartimin e projektbuxhetit 2010 dhe PBA-se (per tre vitet e ardhshme), qeveria ishte bazuar te rritja ekonomike 5-7 per qind, por kjo nuk ndodhi, e tashme po kthen permbys te gjitha planet.
Per kete vit, Ministria e Financave parashikon rreth 30 miliarde leke me pak te ardhura, duke i propozuar Kryeministrit qe t’i ule shpenzimet me 40 miliarde, ose te pakten reduktimin ta shtrinte ne kohe per tre vitet e ardhshme. Berisha pranoi variantin e shkurtimit me 25 miliarde leke, ndersa diferencen do e zbatoje ne dy vitet e tjera 2011-2012, ne menyre qe efekti ne ekonomi te mos jete i madh. Megjithate, duke pare te ardhurat e janarit dhe shkurtit, ka shume gjasa qe qeveria te hartoje nje tjeter plan shpenzimesh, me te uleta se kaq.
Top Channel