Supersfida ne “Olimpico” perfundon ne paqe

07/03/2010 09:15

Ka perfunduar ne paqe pa gola supersfida e luajtur ne “Olimpico” mes Romes dhe Milanit.

Nje rezultat qe nuk ndihmon aspak asnjeren nga keto dy skuadra ne klasifikimin e pergjithshem, por Interin qe ka mundesine me te mire per te shtuar diferencen e pikeve me dy ndjekesit me te afert.

Rastet e shumta te Milanit nuk jane shfrytezuar mire nga Borriello dhe Huntelaar, nderkohe qe Roma me e rrezikshme ne fundin e ndeshjes nuk arriten te ndryshonin rezultatin qe mbeti 0-0 deri ne fund te saj.

Juventusi Zakeronit eshte rikthyer serish te fitorja, duke mposhtur 2-1 Fiorentinen, skuader kjo qe vazhdon te jete ne krize rezultatesh. Golat e triumfit per bardhezinjte u shenuan nga Diego ne pjesen e pare dhe Grosso ne te dyten, ndersa i vetmi per vendasit u shenua nga Markioni.

Top Channel