Nje dekret ligjor qe do te detyroje trajnerin e kombetares italiane Marcelo Lipi te grumbulloje me perfaqesuesen axurre sulmuesin e Interit, Maroi Baloteli?!
Kjo eshte shakaja e kreut te Ministrise se Mbrojtjes ne Itali dhe tifoz i njohur i Interit, Injacio La Rusa me gazetaret pas nje manifestimi te partise “Il Popolo della Liberta” ne Piacenca, ku ai ishte pjesemarres.
Deklarata thumbuese e pjesemarresit te kabinetit Berluskoni, La Rusa ka ardhur pas debatit te ndezur ne ambientet dhe shtypin sportiv italian mbi listen e mundeshme te lojtareve qe do te perfaqesojne axurret ne boterorin Afrika e Jugut 2010. Eshte pikerisht reparti ofensiv, ku luan edhe Baloteli, ai ku te perzgjedhurit e Lipit kritikohen me shume.
Top Channel