Perplasjet te Partizani

06/03/2010 20:20

Vazhdon lufta mediatike mes aksionereve te klubi i Partizanit. Pasi ka prezantuar strukturat e reja drejtuese te klubit Partizani, njeri nga aksioneret e klubit te kuq, Paro Laci ka theksuar se eshte ai perfaqesuesi ligjor, nderkohe qe do te hape padi ndaj Albert Xhanit, te vetquajturit president i Partizanit.

“Perfaqesues ligjor tek Partizani jam une. Partizani nuk ka nje president dhe per te gjithe keto deklarata kushdo qofte, une do e denoncoj sipas te drejtave qe me jep ligji”, theksoi Laci.

Ai ka theksuar se qellimi kryesor i strukturave te reja do te jete rikthimi i denje i Partizanit te madh. Laci ka ftuar edhe aksionerin Xhani ne kete projekt, por me pare, sipas tij, Albert Xhani duhet te permbushe detyrimet ligjore te kontrates.

Drejtori teknik i skuadres Sulejman Starova ka kerkuar paqe dhe bashkepunimin mes tre aksionereve.

“Une besoj tek bashkimi, paqja dhe mirekuptimi. Tek aksioneret ka vend per te gjithe, bashkimi ben fuqine. Ne duam qe te kete mirekuptim dhe skuadra te vazhdoje e qete”, eshte shprehur Starova.

Nga ana tjeter Xhani nepermjet nje deklarate per shtyp ka akuzuar kundershtarin e tij ne klubin Partizani dhe ka deklaruar se nuk eshte kompetence e tij, por e organeve te tjera drejtuese te shoqerise aksionere, krijimi i strukturave te reja drejtuese ne klubin Partizani.

Top Channel