Humbja zhyt Irlanden e Veriut ne krize

06/03/2010 12:45

Zemerim i madh mbulon irlandezoverioret pas humbjes 1-0 ne miqesoren me Shqiperine ne Tirane ka. Me te irrtuarit u shfaqen fansat e kesaj skuadre, nje pjese prej te cileve e kishin ndjekur ate deri ne “Qemal Stafa”, por nuk mungojne zera te zhgenjyer edhe mes drejtuesve te Federates Irlandeze apo edhe vete lojtaret e kombetares.

Shtypi vendas i ka kryqezuar lojtaret dhe ka tronditur themelet e besimit ndaj punes dhe vlerave te trajnerit Najxhel Uorthington.

Mes te zhgenjyerve ishte edhe sulmuesi i kesaj skuadre, Dejvid Hejli, i cili luan tek Ibsiuç Taun, ku u transferua nga Sanderlendi i Lorik Canes. “Une e di se ka disa njerez qe mendoja se futbollisteve te Irlandes se Veriut as nuk u interesonte rezultati ndaj Shqiperise. Me besoni mua se nuk eshte e vertete kjo, edhe pse une jam perzitur aq shume sa pas disa humbjeve ne eliminatoret e Boterorit 2010. Kjo per shkak se prodhuam nje tjeter performance te dobet ne transferte”, beri te ditur dje Hejli.

Me pas sulmuesi i ka hyre nje analize te mirefillte te ndeshjes, duke shpjeguar ne detaje shkaqet e ketij deshtimi te tyre ndaj kuqezinjve. “Nuk e qarkulluam mire topin, nuk u mbrojtem mire dhe nuk krijuam asnje mundesi per te shenuar, u shpreh Hejli. Ishte nje nate e keqe, shume e keqe. Ne veçanti pjesa e pare ishte e tmerrshme per ne. Ne te dyten e morem veten, por ishte e pamjaftueshme”.

Per ish-sulmuesin e Sanderlendit, fusha e “Qemal Stafes” ishte ne nje gjendje vertet te mjerueshme, por ky nuk duhet te jete nje justifikim per Irlanden e Veriut e cila beri nje loje te tmerrshme. “Une mund te rreshtoj nje mori arsyesh, si fakti qe fusha ishte shume e keqe, por kjo nuk duhet te mbuloje paraqitjet tona nen nivelin e duhur, sqaroi 30-vjeçari. Pas pese apo dhjete vitesh askush nuk do te kujtohet per fushen e keqe. Ata do te shohin ne rezultatin 1-0 per Shqiperine dhe thone se ky ishte nje rezultat i tmerrshem per Irlanden e Veriut dhe do te kene te drejte. Perfundimisht paraqitja jone ishte shume e dobet dhe fusha nuk duhet te jete nje justifikim”. Nderkohe qe fansat e kane konsideruar nje deshtim total kete humbje dhe kerkojne nje kthese te shpejte.

Top Channel