Di Karlo: Bogdani mos zbrit nga “treni”!

06/03/2010 13:00

Erion Bogdani nuk duhet te demoralizohet, edhe pse nuk eshte se po gjen vazhdimesi loje ne radhet e Kievos ne kete faze te dyte te sezonit ne Serine A.

Kete ka lene te nenkuptohet trajneri i skuadres veroneze, ku militon prej disa sezonesh sulmuesi shqiptar, Mimi Di Karlo.

Gjate nje interviste te dhene per nje te perditshme italiane, tekniku i Kievos i ka bere elozhe njerit prej sulmuesve te rinj te skuadres se tij, Markos De Paula, i cili po ben nje paraqitje te mire ne keto ndeshje te fundit te sezonit, duke ulur ne stol dy sulmuesit e tjere, Bogdanin e Granoke.

Por trajneri nuk harron te inkurajoje dy “te humburit”. “Markos nuk duhet te zbrese nga ky tren, ashtu sikurse nuk duhet te zbresin as Bogdani, Granoke dhe te gjithe te tjeret”. Ne kete sezon sulmuesi shqiptar ka mundur te shenoje vetem dy gola dhe vendi i tij ne formacion ka qene gjithnje i diskutueshem.

Top Channel