West Ham nxjerr Behramin ne shitje

05/03/2010 15:50

Lojtari zvicerian me origjine kosovare, Valon Behrami, me shume mundesi duhet te kerkoje nje skuader tjeter ne fund te sezonit.

Pronari i West Ham, Sullivan, ka terhequr oferten e kontrates se rinovimit me ish mesfushorin e Lazio-s. Sipas “Daily Telegraph”, Sullivan po kerkon bleres per lojtarin qe bashke me sulmuesin Alessandro Diamanti do dalin ne shitje gjate muajve te veres.

Behrami ndiqet me vemendje nga dy skuadra, Manchester City dhe Palermo. Largimi i kosovarit duket se eshte edhe nje sinjal per largimin e trajnerit Zola, i cili deshironte ta mbante me cdo kusht mesfushorin.

Top Channel