F1, Hispania Racing prezanton makinen

05/03/2010 19:35

Dy jave para fillimit te boterorit, Hispania Racing, skuadra e re e ketij sezoni ne Formula 1, ka prezantuar makinen me te cilet do te garoje ne pistat e shpejtesise.

Pilotet e ekipit spanjoll, braziliani Bruno Senna dhe indiani Karun Shandhok, nuk do te kene mundesine te bejne testet e nevojshme para nisjes se sezonit qe do te startoje ne Bahrejn me 13 mars.

Ne fillim skuadra spanjolle e kishte emrin Kampos Meta, por pas marrjes se drejtimit nga Hoze Ramon Karabante ajo ndryshoi emrin duke u quajtur Hispania Rejsing.

Jemi nje skuader e re ne piste, por jemi shume te vendosur per te qendruar perkrah skuadrave legjende te ketij sporti, Ferrari, Uilliams dhe Lotus, ka deklaruar gjate prezantimit drejtori teknik i kesaj skuadre, Kolin Kolls.

Hispania Rejsing eshte nje nga 4 skuadrat e reja, pas Virxhin Racing, Lotus Racing dhe USF1 qe iu shtuan listes se ekipeve te Formula 1.

Disa dite me pare, skuadra amerikane deklaroi terheqjen nga garat e ketij viti, nje vendim ky qe nuk u pranua nga drejtuesit e FIA-s.

Top Channel