Boterori 2010, lojtaret vlejne 5.6 mld euro

05/03/2010 15:10

Vlera e lojtareve te 32 skuadrave qe do marrin pjese ne Boterorin 2010 shkon 5.6 miliarde euro.

Kjo shume e kalon ate te shpenzimeve qe Afrika e Jugut ka shpenzuar per ndertimin e stadiumeve dhe komplekseve, 4.6 miliarde euro. Shifrat jane publikuar nga agjencia e lajmeve “Futebol Finance” pas nje studimi te kryer per cdo kombetare, duke vleresuar lojtaret e ndeshjeve eleminatore.

Por zevendesimet dhe demtimet mund ta ndryshojne kete shifer. Ne token e diamanteve, kombetarja me e shtrenjte do te jete ajo e Spanjes qe kap vleren e 565 milione eurove, e ndjekur nga Brazili me 515 milione, Franca me 450 milione, Anglia me 450 dhe Italia me 400 milione. Grupi G eshte me i pasuri, pasi pervec Brazilit ndodhen edhe yjet e Portugalise e ata te Bregut te Fildishte.

Skuadrat me te varfera te boterorit jane Koreja e Veriut dhe Zelanda e Re me nga 15 milione. Nje peshe te madhe ka edhe Grupi H me vlere 810 milione. Sfida e arte e grupeve eshte ajo mes Brazilit dhe Portugalise ku vlera e lojtareve ne fushe do te jete rreth 895 milione, ndersa perballja Brazil-Bregu i Fildishte do zbrese ne fushe lojtare me vleren 695 milione.   

Top Channel