Anglia, Capello shpreson ne rikthimin e Bridge

05/03/2010 15:35

Fabio Capello vazhdon te shpresoje ne rikthimin e Wayne Bridge ne kombetare, pavaresisht se ai ka deklaruar “divorcin” per shkak te skandalit te shkaktuar nga John Terry.

Paraqitja e lojtarit te Everton, Leighton Baines ne ndeshjen kunder Egjiptit ishte e mire, por tekniku italian shpreson qe krahun ta mbuloje lojtari i Manchester City. Bridge e ka ende porten e hapur dhe bileta per ne Afriken e Jugut vazhdon te jete e vlefshme.

“Capello nuk e ka humbur shpresen me Bridge edhe pse vendimi i lojtarit ka qene kategorik. Trajneri do vazhdoje ta monitoroje situaten”, shprehet nje burim anonim per “Sun”.

Kjo situate nuk ka ndikuar ne shpirtin e grupit dhe kete e konfirmon edhe John Terry menjehere pas fitores 3-1 ndaj Egjiptit. “Jemi te gjithe te bashkuar dhe si publikisht ashtu edhe privatisht shoket me kane mbeshtetur. Falenderoj edhe tifozet per urimet ne fund te ndeshjes”, shprehet ish kapiteni i kombetares.

Top Channel