Higuain “mban peng” rinovimin, kerkon rritje page

04/03/2010 17:35

Gonzalo Higuain ka rezultuar lojtari me vendimtar i Realit ne kete sezon edhe pse ne gjirin e “galaktikeve” ka elemente te paguar me shume se ai.

Argjentinasi qe ka shenuar 10 gola te rendesishem me fanelen “merengues” kete sezon, po mban te ngrire rinovimin. Sipas agjenteve te lojtarit, Higuain nuk ka marre nje vleresim te ri financiar nga drejtuesit e klubit dhe per kete nuk ka vendosur ende te rinovoje deri ne vitin 2016.

Mjafton te permendim ketu rastin e Benzema qe ka shenuar shume me pak, por fiton tre here me shume, per te llogaritur shkallen e pakenaqesise se sulmuesit argjentinas. Aktualisht ai perfiton 2.5 milione euro ne sezon, por nese Real Madrid deshiron ta mbaje gjate, duhet t’i lidhe nje kontrate 5-6 milione euro. 

Top Channel