Renditja e FIFA-s, Shqiperia fiton nje pozicion

03/03/2010 14:05

Kombetarja shqiptare ka fituar nje vend ne renditjen mujore te FIFA-s edhe pse gjate 30 diteve te fundit nuk ka luajtur asnje ndeshje zyrtare.

Djemte e drejtuar nga Josif Kuzhe ngjiten ne vendin e 96-te me 335 pike, nje me shume krahasuar me nje muaj me pare, por me nje pike me pak. Persa i perket kundershtareve te grupit, poshte kuqezinjve ndodhet vetem Luksemburgu pasi Bjellorusia mban vendin e 79-te,  Bosnja vendin e 49-te, Rumania te 36-in dhe Franca renditet ne vendin e 7-te.

Nderkohe, kater vendet e para vazhdojne te jene te pandryshuara ku udheheq Spanja, e ndjekur nga Brazili, Holanda e Italia. Persa u perket kundershtareve te miqesores se sotme, Irlanda e Veriut, ata renditen ne vendin e 39-te.

Top Channel