Gjermania dhe Argjentina ne nje perballje luksi

03/03/2010 12:20

Gjithcka duket gati per perballjen e mbremjes se sotme mes Gjermanise dhe Argjentines e cila do te zhvillohet ne “Allianz Arena”.

Kjo do te jete perballja e tyre e pare pas kater vitesh kur Gjermania eleminoi Argjentinen ne cerekfinalen e boterorit fale gjuajtes se 11-metershave. Kete here nen drejtimin e Argjentines do te jete Maradona, i cili udhehoqi kete perfaqesuese ne vitin 1986 kur fituan Kupen e Botes perballe Gjermanise.

Ne kete pozicion te ri Maradona ka hasur ne veshtiresi te medha per kualifikimin, pasi eshte mundur nga disa skuadra si Bolivia, Ekuadori, Paraguaji dhe Brazili. Gjithesesi per Maradonen ndeshja e sotme mbetet thjeshte miqesore dhe nuk shihet si nje lloj hakmarrjeje per eliminimin e 2006-es.

Nje tjeter perballje e madhe e miqesoreve te mbremjes se sotme eshte ajo mes Frances dhe Spanjes e cila do te zhvillohet ne “Stade de France”. Per formacionin e gjelave do mungoje Luis Saha, i cili eshte demtuar dhe ne vend te tij, Domenek ka grumbulluar sulmuesin e Panathinaikos, Djibril Cisse. Por kjo nuk eshte mungesa e vetme, perfaqesuesja franceze nuk do te kete ne kete ndeshje dhe te demtuarit Benzema, Abidal e Galas.

Nderkohe Anglia e Kapelos do te perpiqet sot te harroje polemikat dhe zhurmen e shkaktuar nga Xhon Terri e Ashli Kol. Ndeshja perballe Egjiptit, kampionit te Kupes se Afrikes do te zhvillohet ne “Wembley”, nje tjeter test ky per 3 luanet perpara boterorit, te cilin do ta fillojne si pretendente.

Ndersa kampionet e botes ne fuqi, Italia, do te luajne sot miqesoren perballe Kamerunit, ku Marcelo Lipi do te kete mundesine e proves per disa skema te ndryshme mes 23 lojtareve te grumbulluar. Mes te grumbulluareve jane vene re dy emra te rinj, Bonuci dhe Kosu, duke nenkuptuar edhe nje here se Kasano dhe Baloteli do te vazhdojne te jene jashte planeve te tij.

Top Channel