Brazili mund paster Irlanden e Trapattoni-t

03/03/2010 08:30

Brazili fiton miqesoren e luksit me Irlanden te luajtur dje ne mbremje. Skuadra Selecao shenoi nga nje gol ne cdo pjese, duke i shkaktuar humbjen kombetares se italianit Trapattoni.

Rezultati u zhbllokua ne minuten e 44-t pas nje autoboli ne Andrews. Golin e dyte e shenoi sulmuesi Robinho ne minuten e 31-te te pjeses se dyte. Formacioni i hedhur ne fushe nga Dunga ishte, Julio Cesar, Maicon, Lucio, Juan, Michel Bastos, Ramires, Silva, Felipe Melo, Kaka, Adriano e Robinho.

Kjo ishte nje ndeshje testi per Brazilin qe pergatitet te marre pjese ne Boterorin 2010, ndersa Irlanda do ta shikoje evenimentin nga shtepia.

Top Channel