Uorthington: Nuk eshte ndeshje e lehte

02/03/2010 12:30

Miqesorja me Shqiperine ka zbritur dje ne Tirane Irlanden e Veriut, e cila eshte akomoduar me pas ne hotel “Rogner”. Pasdite miqte kane zhvilluar edhe stervitjen e pare ne stadiumin “Qemal Stafa”.

Trajneri i tyre, Nigel Uorthington, ishte i detyruar t’u bente nje nxehje te gjate futbollisteve te tij, te cilen si zakonisht e drejton vete. Nje keqkuptim ka vonuar me thuajse 30 minuta ardhjen e topave ne stadium, por edhe ata nuk ishin te fryre, keshtu qe irlandezo-verioreve u eshte dashur t’i fryjne vete. Nderkohe, miqte kishin kerkuar me pare porta portative per kete seance stervitore, por qe ne realitet mungonin.

Pasi u bene gati disa prej tyre, filloi stervitja normale e ekipit te cilen misteri irlandez, Uorthington, ka preferuar ta beje me dyer te mbyllura. Nuk mori pjese vetem Xhoni Evans, qe luajti me Mançester Junajtid ne finalen e Kupes se Liges angleze. Trajneri Uorthington e ka mendjen te mungesat e shumta (Brunt, MekAuli, Fenei dhe Xhonson), te demtuar, por shton: “Miqesorja vlen qe lojtaret e mi te fitojne pervoje nderkombetare. Duket ndeshje e lehte ne leter, por Shqiperia eshte e forte ne shtepi”.

Top Channel