Kuzhe: Shpirt grupi kunder Irlandes se Veriut

02/03/2010 15:55

Ne prag te ndeshjes miqesore me Irlanden e Veriut qe do te zhvillohet diten e merkure ne “Qemal Stafa”, trajneri kroat Josip Kuzhe shprehet optimist per kete test te radhes se skuadres se tij edhe pse me nje nivel te larte veshtiresie.

Per sa i perket formacionit qe do te provoje perballe Irlandes se Veriut, Kuzhe thote se ende nuk ka vendosur per shkak te nje demtimi te lehte te Lorik Canes, i cili ende nuk eshte vendosur nese do te luaje apo jo.

“Sigurisht, ndeshja me Irlanden eshte nje ndeshje pergatitore dhe ne do te perpiqemi qe te permiresojme lojen tone edhe pse kemi nje kundershtar te forte. Nje rezultat i mire, pervecse do te kenaqe tifozet, do te krijoje nje atmosfere pozitive edhe ne ekip. Por ka dy kendveshtrime, une si trajner dua ta fitoj kete ndeshje, ndersa nga ana tjeter federata na ka vendosur perballe nje kundershtari te forte qe do te jete dicka plus per skuadren tone. Preferoj qe skuadra te zhvilloje loje kompakte, loje grupi dhe individualitetet do te doja qe te ndihmonin ne kete skuader. Nuk mund te them ende nje formacion pasi kemi nje problem demtimi me Canen. Une kam parashikuar dhe nje zgjidhje nese ai do te mungoje, por gjithsesi do te pres deri diten e ndeshjes te shohim se cfare do te ndodhe me rekuperimin e tij”, thekson Kuzhe.

Per here te pare qe nga koha kur Kuzhe ka marre drejtimin e kombetares kuqezi, do te kete ne dispozicion kapitenin Altin Lala, i cili i mungon perfaqesueses sone qe nga ndeshja me Portugaline ne Brage. Megjithate ai eshte shprehur pozitivisht per kete rikthim dhe e gjykon te merituar, nisur edhe nga paraqitjet e fundit qe po ben ne kampionatin gjerman.

“Nga ana fizike jam mire. Kombetarja ka nevoje per shume lojtare qe aktivizohen dhe une mund te jem nje nga ata qe mund ta ndihmojne kombetaren”, pohon kapiteni.

Ndaj Irlandes se Veriut, Shqiperia eshte ndeshur 8 here, te gjitha keto ndeshje zyrtare. Bilanci i perballjes eshte ne favor te irlandezeve, te cilet kane grumbulluar 5 fitore, 2 barazime dhe vetem 1 humbje.

Top Channel