Hamilton “divorcohet” nga babai-menaxher

02/03/2010 16:05

Anthony Hamilton nuk do jete me menaxheri i djalit te tij, Lewis. Ish kampioni i botes eshte “divorcuar” nga i ati, duke kerkuar nje tjeter menaxher te cilit mund t’i besoje biznesin e tij.

“Jam 25 vjec dhe heret a vone duhej te vinte ky ndryshim. Gjate viteve te fundit kemi pare rreth e rrotull per dike qe te na jepte nje dore”, tha piloti britanik ne nje interviste per “Autosport”.

Ne vijim, ai shtoi se tashme eshte ne piken kur mund te hedhe nje tjeter hap pozitiv. “Jam nje burre dhe duhet te kujdesem per veten time. Kam pak kohe qe garoj ne Formula 1 dhe nuk do t’ia kisha dale pa babane. Ka bere nje pune fantastike, por detyra e tij tashme ka perfunduar”, shton kampioni i vitit 2008.

Deri sa te gjeje nje menaxher personal, McLaren do mbeshtese pilotin me cdo konsulence te nevojshme.  

Top Channel