Zhgenjen Juventus, humb me Palermon

01/03/2010 08:30

Java e 26-te ka sjelle nje tjeter zhgenjim per Juventusin, i cili eshte mundur “Delle Alpi” 0-2 nga Palermo.

Pas nje pjese te pare te barabarte 0-0, ne te dyten ka zhbllokuar Fabricio Mikoli me nje goditje perfekte ne minuten e 61-te duke kaluar ne avantazh skuadren e tij.

Dy minuta me pas shenon Kanavaro per Juventusin por per gjyqtarin anesor ka pasur nje pozicion te parregullt.

Nje gabim i mbrojtjes bardhezi ne fundin e takimit i dha mundesine serish Palermos qe te shenoje edhe golin e dyte me Budan, duke siguruar keshtu vendin e katert ne kampionat.

Top Channel