Testet dimerore mbyllen nen shenjen e Hamilton

01/03/2010 08:50

Testet dimerore ne pisten e Montmelose jane mbyllur nen dominimin e pilotit britanik te McLaren, Lewis Hmailton.

Ish kampioni i botes ka arritur kohen me te mire me makinen MP4-25, duke dhene sinjale te forta se eshte edhe ai nje nga kandidatet per kampionatin e ketij sezoni. Nderkohe, skuadra me ne krize duket Mercedes GP qe shihet si nje nga pretendentet kryesore.

“Nuk jemi ende aty ku duam te jemi. Na mungojne edhe disa te dhjetat por duhet t’i rekuperojme me paketen aereodinamike qe do vendosim ne Bahrein”, shprehet drejtori Brawn GP. Ne vijim ai ka shtuar se pavaresisht dominimit te McLaren, Ferrari do jete kundershtari kryesor i sezonit. “Ferrari ka makinen me te mire”, thekson ai.

Top Channel