“Profeti” pushon Francen dhe hedh syte nga Hollywood-i

01/03/2010 10:30

Fitorja e 9 cmimeve Cesar ne France i ka hapur rrugen filmit “Profeti” te Jacques Audiard per nje sukses te padiskutueshem ne ceremonine e cmimeve Oscar.

Sipas analisteve, filmi eshte nje realizim shokues rreth universit dhe eshte plotesisht ne gare mes kryeveprave hollivudiane per t’u nderuar ne spektaklin me te madh te filmit ne Los Angeles. Me 9 cmime Cesar, filmat e tjere kishin pak mundesi te konkurronin perballe “Profetit” qe pushtoi skenen e “Theatre du Chatelet” ne Paris.

Filmi me i mire, regjia me e mire, fotografia me e mire, montazhi me i mire, skenografia me e mire dhe cmime per disa nga aktoret, ishin kategorite ku “Profeti” la duarthate gjithe konkurrentet e tjere. Kjo eshte nje ngjarje e rralle per kinemane franceze qe tashme i ka hedhur syte drejt Hollywood-it me shpresen per te mposhtur koloset e kinematografise boterore.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA