Reali shkaterron Tenerifen ne transferte

28/02/2010 09:25

Reali i Madridit ka treguar prepotence ndaj Tenerifes duke fituar ne transferte 5-1.

Edhe pse ka pasur disa raste skuadra vendase, Rali kaloi ne avantazh qe ne pjesen e pare me nje dygolesh te argjentinasit Gonzalo Higuain. Me fillimin e pjeses se dyte perpiqet te reagoje Tenerife me nje gol te Ahozese, por gezimi i vendasve frenohet vetem pas pak minutash kur Kaka trefishon rezultatin per madrilèneet pas nje asisti te Higuain.

Shuhen shpejt edhe ato pak tentativa te vendasve pasi ne minuten e 79-te gjyqtari akordon nje 11-metersh per Realin qe shnderrohet ne gol nga Kristiano Rolando, nderkohe qe ne mbyllje te takimit Raul shenon golin e peste duke vulosur fitoren e 19-te per Realin e Madridit qe ngjitet ne kuoten e 59 pikeve, nderkohe qe Tenerife fundoset akoma me shume ne vendin e parafundit vetem me 20 pike pas 24 ndeshjeve.

Top Channel