BBA, Klodi pranon homoseksualitetin, del Graciela

28/02/2010 09:10

Emocione te forta ne naten e spektaklit te Big Brother. Per here te pare ne historine e reality show-ve shqiptare, nje konkurent ka deklaruar publikisht homoseksualitetin e tij.

Ai eshte Klodi, i cili faktin e beri te ditur nepermjet letres qe i kishte shkruar nenes se tij. Le te kalojme tek Enxhi, banorja e infiltruar e Big Brother, qe javen e kaluar prishi ekulibrin e tashme ish ciftit Domenika-Seldi. Targeti i saj i ardhshem jane Jetmiri dhe Rezarta. Per sa i perket te eliminuarit te javes, eshte Graciela.

E gjendur jashte shtepise, tashme ajo mendon se duhet te kishte zgjedhur taktikat per te qendruar brenda. Emocionet kane vazhduar pergjate mbremjes. Hakiu u takua me te shoqen, ndersa Jetmiri, nje nga konkurentet me karakter me te forte, shpertheu ne lote kur lexoi letren e se motres, te cilen e takoi me pas.

Procedura e kandidimit kete jave ishte ndryshe. Big Brother kishte vendosur ne dispozicion te konkurenteve dy zarfe, qe pembanin dy vendime te kunderta. Ne njerin shkruhej se te kandiduarit duhet te ishin vetem meshkuj, ne tjetrin vetem femra.

Rastesia e zgjedhjes se Klodit, deshi qe zarfi i tij te permbante vendimin se te kandiduarit kete jave duhet te ishin vetem meshkuj, cka u dha imunitet femrave. Te kandiduarit jane, Bledari, Hakiu dhe Jetmiri.

Top Channel