Projekti “Hat Trik” perurohet fusha e Sarandes

27/02/2010 00:20

Projekti i Federates Shqiptare te Futbollit ne bashkepunim me UEFA-n dhe autoritetet lokale, eshte finalizuar me sukses edhe ne Sarande.

Per here te pare ne vendin tone, ndryshe nga 11 fushat stervitore qe ka projekti “Hat Trik” i ketij viti, fusha e Butrintit eshte ajo e stadiumit, si rrjedhoje stadiumi i kesaj skuadre thyen tabune qe te zhvilloje ndeshje me bar artificial ne stadium.

Inaugurimi i ketij tapetit te ri te stadiumit te Sarandes eshte shnderruar ne nje feste qytetare. Ne ceremoni, perveç drejtuesve te Federates Shqiptare te Futbollit e autoriteteve vendore kane marre pjese edhe nje numer i madh tifozesh vendas.

Kryetari i Bashkise se qytetit bregdetar, Edmond Gjoka ka pershendetur te gjithe te pranishmit dhe ka uruar ne menyre te veçante futbollistet e stafin e Butrintit per pamjen e re te stadiumit. Ai theksoi se pushteti lokal ka shpenzuar rreth 35 milione leke ne permiresimin e terrenit sportiv, ndersa investimet do te vazhdojne edhe ne ambientet e brendshme.

Nga ana e tij, presidenti i FSHF-se, Armand Duka, vleresoi bashkepunimin me Bashkine e Sarandes per perfundimin me sukses te ketij projekti. Tapeti i ri u inaugurua me nje ndeshje miqesore ndermjet dy skuadrave te Butrintit.

Top Channel