Wayne Bridge ndan Angline

26/02/2010 15:20

Wayne Bridge ka marre nje vendim shume te veshtire, ndoshta kunder zemres se tij pasi ka pare t’i sfumohet para syve endrra qe cdo futbollist ka qe femije.

Ai njoftoi largimin nga kombetarja per shkak te skandalit te shkaktuar nga ish shoku i skuadres, John Terry me ish te fejuaren e tij. Ideja qe do perballej me mbrojtesin e Chelsea-t pergjate gjithe Boterorit 2010, per Bridge eshte e paperballueshme. Gjithe Anglia zien keto dite nga komentet e ndryshme ne lidhje me kete vendim qe ka tronditur jo pak kombetaren e drejtuar nga Fabio Capello.

Ajo cka peshon me shume ne ndergjegjen e Bridge eshte fakti se Terry nuk kerkoi asnjehere falje dhe nuk tregoi pendese qe kishte shkuar ne shtrat me te fejuaren e shokut. Nderkohe, tabloidi “Times” shkruan se Terry ka tentuar te komunikoje me Bridge per t’i dhene versionin e tij te historise por cdo tentative ka shkuar kot, pasi mesfushori i Manchester City ka mbyllur telefonin sa here degjonte zerin e Terry-t. Largimi i Bridge nga kombetarja dhe pjesemarrja e dyshimte e Ashley Cole qe gjithashtu eshte perfshire ne nje skandal, ka futur ne telashe serioze trajnerin Capello.

Tekniku italian po behet me dhimbje koke duke pare edhe formen jo te mire qe po kalojne Rio Ferdinand, Glen Johnson e Aaron Lennon. “Po kthehesha nga Milano kur Bridge komunikoi se nuk do luante ne miqesoren ndaj Egjiptit dhe kjo gje me habiti. E respektoj vendimin e tij dhe i them se e ka deren gjithmone te hapur. Ka ende kohe para se te vendos formacionin e boterorit dhe shpresoj qe Bridge te jete me ne”, tha tekniku i kombetares. Sipas “Sun”, vendimi i Bridge ka qene shokues per Capello-n, pasi ai e kishte vendosur emrin e mesfushorit ne listen e lojtareve te boterorit.

Vendimi i Bridge ka shkaktuar edhe reagimin e ish lojtareve te kombetares, George Cohen e Alan Mullery. “Fanela e Anglise vjen para gjithckaje”, shprehen ata, duke shtuar se Bridge do pendohet per kete vendim.

Top Channel