
Pas liberalizimit te vizave me Serbine dhe Maqedonine, Belgjika leshon alarmin: nuk ka me kapacitete per te pritur azilkerkues.
Vetem ne muajt janar dhe shkurt te ketij viti, per azil jane paraqitur me shume se 754 shqiptare nga keto dy vende, ne shumicen e rasteve familjare me femije te vegjel. Nderkohe qe viti 2009 regjistronte vetem 324 kerkesa nga Serbia dhe Maqedonia ne Belgjike.
Azilkerkuesit shqiptare vijne kryesisht nga Lugina e Presheves, ne Serbi, Kumanova e fshatrat e Likoves, ne Maqedoni. Procedura rutine e azilit pas kesaj dyndjeje eshte pershpejtuar dhe zyrtaret belge tregojne se shanset per te fituar azil jane pothuajse inekzistente.
“Me te ardhur ne Belgjike, duke aplikuar per azil, ata nuk mund te perfitojne shtepi apo banese, e se dyti, sigurisht qe nuk mund te marrin azilin apo lejen e qendrimit”, eshte shprehur Dirk Van den Bulck, komisari i pergjithshem belg per refugjatet dhe apatridet.
“Ne momentin qe kerkesa per azil eshte negative, dhe per kete shanset jane teper te medha, keta persona duhet te lene Belgjiken. Nese ata nuk e bejne atehere ne do t’i riatdhesojme dhe ata do te qendrojne deri atehere ne qendrat e paraburgimit. Ne kuader te direktives europiane per kthimin, do te vendosim nje ‘entry band’ qe do te thote se do te kene nje afat, ende te pacaktuar por qe do te fiksohet ne te ardhmen, per refuzim te hyrjes ne Shengen”, deklaroi Freddy Roosemont, drejtor i pergjithshem i Zyres se te Huajve ne Belgjike.
“Gjate dites degjova diskutime mes vendeve anetare dhe mesova qe ministrja belge do te shkoje ne Maqedoni per te folur mbi kete ceshtje, keshtu qe e di qe ka diskutime dhe po mblidhet informacion dhe komisioni do te mbaje shenim te gjitha keto zhvillime”, pohoi Cecilia Malmstrom, komisionere per Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme ne BE.
Ky problem dhe pasojat qe mund te sjelle per Shqiperine i jane shpjeguar edhe ministrit te Brendshem Lulzim Basha gjate nje vizite surprize qe ai zhvilloi ne Bruksel per ceshtjen e liberalizimit te vizave.
Top Channel