BBC, me pak sasi, me shume cilesi

26/02/2010 17:20

BBC ne diete. Radio Televizioni Publik Britanik ka vendosur mbylljen e dy stacioneve radiofonike, pasi e ardhmja nuk synon politika zgjerimi por rritje te cilesise.

Sipas gazetes “Times”, BBC ka nje projekt riorganizimi qe do sjelle shkurtime te ndryshme ne asete. Radiot qe do te mbyllen jane, 6 Music dhe Asian Network.

Gjithashtu, spektaklet televizive do kene ne dispozicion nje buxhet me te reduktuar, gje qe do te ndodhe edhe me transmetimet e evenimenteve sportive. Ne kete menyre, do jete e mundur qe te kete me shume fonde per sektorin e cilesise dhe krijimit.

Te gjitha keto zera jane ne nje linje me deklaraten e drejtorit Mark Thompson, i cili ka lene te kuptohet se BBC eshte ne prag te nje revolucioni per te kaluar teresisht nga epoka analoge ne ate dixhitale. Ndryshimet do prekin sektorin e internetit te BBC-se, ku faqet elektronike do pergjysmohen dhe buxheti per sherbimin online do tkurret me 25 %.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA