Olympiacos ia adreson humbjen gjyqtarit Webb

24/02/2010 11:25

Olympiacos nuk e ka gelltitur dot humbjen e djeshme ne ndeshjen kunder Bordeaux, duke bere me faj arbitrin e takimit, anglezin Webb.

Sipas skuadres helene, ai anuloi padrejtesisht golin e minutave finale te shenuar nga Enzo Maresca. “Besoj se gaboi kur anuloi golin”, shprehet vete futbollisti. Ndersa shoku i tij i skuadres Vasillis Torosidis flet edhe me ashper.

“Ndoshta ai mendonte se po drejtonte nje ndeshje te kampionatit britanik, por Bordeaux eshte nje skuader franceze. Ndoshta Webb ishte nje tifoz i zhirondineve qe femije. Per fat te keq ky eshte futbolli dhe kete here ishim ne qe pesuam nje padrejtesi”, thekson mbrojtesi bardhekuq.

Olympiacos u mund 1-0 ne Athine dhe tashme eshte pothuajse jashte cerekfinaleve te Champions League.  

Top Channel