Fletcher: 18 muaj me pare mendoja largimin

24/02/2010 11:30

Sot eshte nje nga elementet me te rendeishem te Manchester United, por nuk ka qene i tille 18 muaj me pare.

Mesfushori Darren Fletcher ka deklaruar se nje vit e gjysme me pare po mendonte largimin nga “Old Trafford”, por shtoi se ishte tekniku skocez ai qe e bindi te qendronte.

“Kisha edhe nje vit kontrate dhe nuk e dija nese do rinovoja. Por Ferguson erdhi tek une dhe me bindi qe te qendroja. Me beri te kuptoja se kisha nje te ardhme tek Manchester United, Dua te le nje shenje te madhe tek kjo shoqeri”, shprehet Fletcher.

Top Channel