Mou: E njoh Chelsea-n me mire se Ancelotti

23/02/2010 18:25

Jose Mourinho flet nje dite para sfides delikate te Champions League kunder Chelsea, ku “Special One” do perjetoje edhe nje pjese te lavdishme nga e shkauara e tij.

“Ndeshja mund te luhet ne dy akte, 180 minuta. Takimi i pare eshte i rendesishem por i dyti vendos gjithcka. Zakonisht, 90 minuteshi i pare mbyllet pa e ditur kush shkon ne cerekfinale”, thekson portugezi.

Ne vijim, ai ka sfiduar trajnerin e Chelsea-t, Carlo Ancelotti, duke thene se e njeh skuadren blu me mire se ai. “Per kete nuk do te thote se gjithcka eshte me e lehte nese nuk zgjedh formacionin e duhur. Ancelotti e njeh po kaq mire Interin, prandaj te njohesh Chelsea-n nuk eshte nje avantazh”, perfundon Mou.

Top Channel