Ministria e Sporteve padit masazhatorin e Gramozit

23/02/2010 15:40

Ate qe nuk e beri gjyqtari i dhunuar Denis Agaraj dhe Policia e Shtetit ne ndeshjen Gramozi-Vllaznia, e ben Ministria e Sporteve.

Ministri Xhaferri ka ngritur nje padi ne Prokurorine e Korces per masazhatorin e Gramozit, Altin Hodo, aktori kryesor i dhunes ne Erseke, nderkohe qe ka kerkuar nga FSHF te denoje ashper edhe personat publike qe behen pjese e ketij fenomeni te shemtuar.

Pas nje takimi me ministrin Xhaferri, presidenti i FSHF-se, Armand Duka ka deklaruar se institucioni qe ai drejton do te pregatise nje draft–ligj per te forcuar denimet ndaj akteve dhe aktoreve te dhunes ne sport.

“Ne po bejme nje propozim me nje draft-ligj per te eleminuar aktet e dhunes nga njerez qe tentojne te hyjne ne fushat e futbollit. Rasti konkret do kete nje denim maksimal nga organet e FSHF-se”, theksoi Duka.  

Top Channel