Leonardo: Bej tifo per Chelsea-n

23/02/2010 16:10

Trajneri i Milanit, Leonardo, nuk ka dyshime. Gjate mbremjes se neserme ku do luhet akti i pare mes Inter dhe Chelsea, ai do beje tifo per skuadren e Ancelotti-t.

Eshte kjo nje deshire per te mbeshtetur mesuesin e tij apo urrejtje ndaj zikalterve? “Jam shume i lidhur me Ancelotti-n. Bej tifo per te dhe asgje me shume”, shprehet tekniku brazilian i Milanit. Ne vijim te deklarates, Leonardo ka komentuar edhe ecurine e skuadrave italiane ne Europe.

“Si Fiorentina, si ne mund te ecim perpara. Me mire qe perballemi tani dhe jo ne dhjetor”, shprehet ai. Sipas Leonardos, Milan po zhvillon nje kampionat te mire dhe rezultati me Fiorentinen do jete shume i rendesishem per ecurine e sezonit. “Duhet te ecim te qete pasi ndeshje pas ndeshje do shihet se ku do shkoje kjo skuader”, thekson Leo.   

Top Channel