Ferrari: Ja trashegimia qe na la Max Mosley

23/02/2010 15:10

Ferrari ka sulmuar ashper Federaten Nderkombetare te Automobilizmit, jo per menyren si po menaxhohet situata, por per rrugen e zgjedhur nga Max Mosley ne te shkuaren.

Ne nje komunikate zyrtare te skuderise nga Maranello, FIA eshte vene ne shenjester te kritikave per menaxhimin e dobet te krizes qe u shkaktua nga perplasja skuderi-FIA. 13 skuadra jane te regjistruar per vitin 2010, por dy skuderite Campos dhe US F1 nuk jane bere ende te gjalla.

“Kjo eshte trashegimia qe la lufta e shenjte e drejtuar nga ish presidenti i FIA-s. Duhej te uleshin kostot per te lejuar hyrjen e skuadrave te vogla? Ja pasojat! Dy skuderi vijne ne sezonin e ri duke caluar dhe nje e treta shtyhet nga nje dore e padukshme. Ne te njejten kohe kane ngelur shume pas Toyota dhe BMW, ndersa nga Renault na ka ngelur vetem emri”, shkruhet ne faqen e kokekuqes.  

Top Channel