
Pasi pranoi fajin para gjithe botes dhe familjes, duke kerkuar falje, Tiger Woods rikthehet ne gjirin e familjes per te shpetuar nje martese qe dukej se ishte ne finish.
Sportisti me i paguar ne bote eshte rikthyer ne shtepine e tij ne Florida nga ku u perzu rreth 3 muaj me pare nga bashkeshortja. Pak pas tij, ne shtepi mberriti edhe bashkeshortja Elin.
Pasi doli nga klinika e seksit, golfisti kerkoi falje ne nje deklarate mediatike, ku tregoi deshperim te thelle per ate qe ka ndodhur ne te shkuaren. “Mea Culpa” e tij duket se nuk ka rene ne vesh te shurdhet, pasi Elin vendosi te beje nje hap pas, duke e ftuar te bashkohet serish me familjen.
“Me falni sepse sjellja ime ka qene e papergjegjshme dhe me vjen vertete keq per ate qe kam bere”, tha mes te tjerash Woods qe kaloi 45 dite ne kliniken e rehabilitimit.
Top Channel