Dinamo, humbje pa deme ne Fier

22/02/2010 09:15

Dinamo pesoi humbjen e dyte sezonale pasi u mund 3-0 ne “Loni Papuciu” nga Apolonia, nje rezultat qe e mban ne 14 pike diferencen me Besen e vendit te dyte.

Protagonisti i fitores per ekipin fierak ishte serbi Berkic qe shenoi dy gola, ndersa golin e trete e shenoi Mone ne minuten e 94-t. Pas ketij rezultati, Dinamo mban vendin e pare me 54 pike kurse Apolonia ngjitet ne kuoten 29 pikeve.

Ndersa ndeshja ndermjet Flamurtarit dhe Kastriotit u nderpre 3 minuta para perfundimit, pasi skuadra krutane u terhoq nga fusha, ne shenje proteste per penalltine e dhene nga gjyqtari Sokol Jareci. Deri ne ate minute ndeshja ishte ne barazim 1-1 pas golit te Sakajt per Flamurtarin dhe Pemes per ekipin krutan.

Edhe ndeshja Skenderbeu-Shkumbini u shty per shkak te terrenit te renduar ne stadiumin e Korces. Per Skenderbeun kjo eshte ndeshja e dyte e shtyre pas asaj kunder Teutes ne javen e 20-te per shkak te reshjve te debores.

Top Channel