Dhuna, policia “nuk e pa”

22/02/2010 15:45

Anesori i ndeshjes Gramozi – Vllaznia, Denis Agaraj i dhunuar ne fund te takimit nga zevendestrajneri Edmond Aliko, nuk ka bere denoncim ne policine e komisariatit te Ersekes duke e fshehur dhunen qe u ushtrua ndaj tij.

Nderkohe qe policia ka shtuar notat e neglizhences se saj ne rastin konkret.

Forcat policore te caktuara per mbarevajtjen e ndeshjes, jo vetem nuk arriten ta shpetonin Agarajn nga dhuna, por nuk filluan as procedimin penal ne baze te ligjit, ndaj dhunuesve.

Planet filmike te shfaqura ne media qe tregojne qartazi dhunen, nuk i kane shqetesuar as drejtuesit me te larte te policise se shtetit per te reaguar ndaj ketij fenomeni.

Por pritet qe keto skena te mos i shpetojne gjykimit te federates.

Ne baze te rregullores, zevendestraineri i Gramozit, Edmond Aliko, i cili ushtroi dhune fizike ndaj anesorit Agaraj pas ndeshjes me Vllaznine mund te pezullohet nga 1-3 vjet.

Ndryshe nga Gramozi, per Kastriotin vendimet jane me te renda.

Skuadra krutane qe la fushes e lojes per shkak te protestave ndaj vendimeve te gjyqtarit Jareci, sipas rregullores se FSHF, pervec se do te humbase ndeshjen ne tavoline, mund t’i hiqen 3 pike dhe mund te gjobitet deri ne 1 milion leke per gjestin qe ka bere.

Top Channel