
Altin Koruti pershkon itinerarin e perhershem sa here qe kthehet per pak kohe ne Tirane.
Kthimi ne atdhe per te, eshte njekohesisht edhe nje kthim pas ne kohe. Shkolla e baletit. Tek ajo godine nisi gjithcka per te. Sot, miqte dhe ish-pedagoget e tij ritakojne nje nga ish-studentet e tyre me te dashur.
Altin Koruti, nje produkt i shkolles shqiptare te baletit, arriti te beje ne Greqi ate qe Kledi Kadiu apo te tjere shqiptare te suksesshem ne balet treguan ne nje shtet tjeter fqinj, ne Itali.
Me shfaqje te rendesishme te vena ne skena te rendesishme te baletit ne Greqi si ne Akropol apo ne teatrin e operas dhe baletit te Athines, Altin Koruti eshte shnderruar ne nje pike referimi atje per shqiptare te tjere qe luftojne te ndryshojne imazhin e dikurshem.
Prapa cdo suksesi qendron nje pune e gjate dhe e lodhshme. Miku i vjeter i tij, Shpetim Dajci na zbulon sekretet e karrieres se suksesshme te Altinit.
“Altini eshte nje nga nxenesit me te mire qe ka pasur shkolla e baletit, nje natyre shume e shkathet. Ai eshte nje balerin i talentuar dhe ai iku nga shkolla si i tille”, eshte shprehur Dajci.
Si suksesi i cdo kolegu qe le mbresa diku, edhe arritjet e Altinit nuk kane kaluar pa u vene re ne Tirane. Ezdalin Gorani ka deshire te tregoje dicka rreth kolegut te tij qe jeton ne Athine.
“Altini ka qene nder te paret kercimtare baleti qe kane shkuar ne Greqi. Ai perfaqeson nje talent ne artin e baletit. Eshte nje njeri qe i ka dhene shume baletit”, thote Ezdalini.
Top Channel