Naomi “kontrollore” ne Haiti
21/02/2010 16:00
Top modelja e famshme Naomi Campbell do te udhetoje drejt Haitit per te kontrolluar ndihmen financiare te mbledhur ne Britanine e Madhe dhe e akorduar per vendin amerikano latin pas termetit te 12 janarit.
Ky eshte lajmi i publikuar sot ne tabloidin britanik “Mail on Sunday”, ku shtohet se supermodelja eshte perzgjedhur prej Sarah Brown, gruaja e kryeministrit Gordon Brown.
Fushata per mbledhjen e fondeve per t’i ardhur ne ndihme Haitit, pas termetit qe shkaktoi mbi 220 mije viktima, zgjati disa jave duke siguruar dhjetra milione paund.
Top Channel