
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se dy vjet pas shpalljes se pavaresise, Kosova ka regjistruar nje sere progresesh, duke u kthyer ne nje vend te qendrueshem dhe me institucione efikase.
Ne nje shkrim te botuar ne “EU Observer”, Thaci eshte shprehur se qeverisja e drejtuar prej tij ka qene ne nivelin e duhur dhe ka respektuar komunitetet e ndryshme sipas standarteve me te larta te percaktuara ne Kushtetute.
Me tej Thaci ka shtuar se Kosova eshte ne pritje te vendimit te GJND-se, per te cilin ka shprehur bindjen se do te jete ne favor te qytetareve kosovare.
“Kosova eshte nje rast sui generis dhe progresi i madh i paqes, stabilitetit dhe bashkepunimit rajonal si rezultat i pavaresise eshte i pakthyeshem”, eshte shprehur Thaci.
Top Channel