
Martin Scorsese dhe Leonardo Di Caprio do pushtojne serish kinemate amerikane, kete here me filmin “Shutter Island”.
Behet fjale per nje film thriller ku Di Caprio dhe regjisori italian bashkepunojne serish pas “Gangs of New York” ne vitin 2002. “Nese duam te gjejme nje kategori per kete film, eshte nje thriller me fund gotik”, shprehet Scorsese.
Filmi ambientohet ne vitet ’50 ne nje ishull amerikan, ku detektivi Teddy Daniels duhet te zgjidhe nje rast qe lidhet me zhdukjen e nje pacienti. “Nje tjeter homazh i regjsorit per kinemane”, shkruajne kritiket per kete film. Subjekti bazohet ne librin me titull “Ishulli pa frike” nga autori Lashene, i cili eshte bere i njohur me “Mystic River” dhe “Gone Baby Gone”.
“Xhirimet e ketij filmi kane qene traumatike pasi kam njohur realitetin e viteve ’50 dhe menyra si jetonin pacientet me ka tronditur”, rrefen Di Caprio. Filmi ka kushtuar 75 milione dollare dhe mendohet qe vetem ne diten e debutimit te arketoje 25-30 milione.
Top Channel