
Benzina mbaroi! Kete tabele shohin sot ne shumicen e pikave te shitjes se karburantit qytetaret e Athines,ndersa ne ato qe kane ende ne depozitat e tyre pak benzine, radhet jane teper te gjata.
Greva e doganiereve greke e cila do te vazhdoje deri diten e merkure, ka shkaktuar probleme te jashtezakonshme ne kryeqytetin grek,ndersa ne Krete dhe Selanik, pikat e zhdoganimit te karburanteve kane punuar normalisht.
Nje tjeter problem i shkaktuar nga greva eshte nderprerja e punes ne pikat kufitare me shtetet fqinje te Greqise, si Shqiperia,ish-Republika Jugosllave e Maqedonise apo Turqia. Jane mbi 2000 konteinere me produkte qe importon Greqia, te cilat kane ngelur te bllokuara ne dogana.
Qeveria greke nuk ka dhene asnje pergjigje ndaj kerkesave te doganiereve te cilet protestojne ndaj shkurtimit te konsiderueshem te pagesave shtese,te ngrirjes se pagave dhe te rritjes se tatimeve.
Madje Athina zyrtare e ndodhur perballe presionit te vazhdueshem te Brukselit nuk perjashton edhe masa te tjera akoma me te rrepta.Sipas gazetes “Ta Nea” do te rritet TVSH me dy pike ,do te rritet taksa ne karburante duke e cuar cmimin e tyre ne te njetin nivel me Europen,ndersa masa e shkurtimeve te shperblimeve shtese ne sektorin publik pritet te shkoje ne 20% ,nga 10% qe ishte menduar disa dite me pare.
Ne prag te vizites se komisionerit europian Olli Rehn javen e ardhshme ne Athine , ministri grek i Financave eshte shprehur se Greqia mirepret mbeshtetjen nga BE-ja,por nuk ka perjashtuar nje ndihme nga Fondi Monetar Nderkombetar.
Top Channel