Gjermania: Serbia, ne BE ne vitin 2017
19/02/2010 10:00
Serbia do te mund te anetaresohet ne BE ne fund te vitit 2017 dhe ne fillim te vitit 2018 nese gjerat do te shkojne ne drejtimin e duhur dhe nese ajo do te rregulloje marredheniet me Kosoven.
Deklarata eshte bere nga nje diplomat gjerman, i cili ne nje prononcim per mediat serbe ka preferuar te ruaje anonimatin.
“Serbia duhet te punoje per zgjidhjen e problemit te Kosoves dhe ne rregullimin e marredhenieve te ndersjella”, ka deklaruar diplomati.
Ai ka shtuar me tej se, nese Serbia vazhdon me qendrimin se Kosova eshte pjese e saj, atehere ajo nuk do te gezoje mbeshtetjen e vendeve te BE per anetaresimin.
Top Channel