Ne kuader te turneut te saj ballkanik, shefja e Politikes se Jashtme dhe Sigurise ne BE, Catherine Ashton do te mberrije sot ne Kosove.

Pritet qe zyrtarja e larte evropiane te zhvilloje takime me perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar ne Kosove, me te cilet do te bisedoje kryesisht per ceshtjen e rendit dhe ligjit.

Keshtu, Ashton do te takohet me kreun e ICO-se, Peter Faith, shefin e misionit EULEX, Yves de Kermabon dhe me shefin e Zyres Nderlidhese te KE, Renzo Davidi.

Me pas ajo do te zhvilloje nje takim edhe me kryeministrin Hashim Thaci, me te cilin do te diskutoje per te njejtat tema.

Top Channel