Ambasadori amerikan ne Maqedoni, Philip Reeker i ka bere thirrje Shkupit qe te angazhohet seriozisht per zgjedhjen e ceshtjes se emrit.

Ne nje debat me anetaret e komisionit te jashtem parlamentar, Reeker u ka sugjeruar autoriteteve maqedonase qe te mos e bejne ceshtjen me te rende nga sa eshte.

“Eshte koha qe Maqedonia te tejkaloje IRJM-ne dhe te gjeje nje zgjidhje per emrin. Verejtja ime e pare do te ishte te mos i veshtiresoni gjerat me teper nga sa nevojitet”, ka deklaruar Reeker.

Top Channel