Rama: Gati te kthehemi ne Kuvend

18/02/2010 18:45

Kryetari i PS, Edi Rama, duke iu referuar deklarates se kreut te Asamblese se OSBE-se, ka deklaruar se hetimi parlamentar mbi zgjedhjet e 28 qershorit duhet te jete i pakushtezuar.

Duke folur ne nje konference per shtyp, Rama eshte shprehur se opozita eshte e gatshme te kthehet ne Kuvend sapo Berisha te lejoje hetimin e plote te zgjedhjeve.

“Deklarata zyrtare e publikuar ne faqen e OSBE-se ben thirrje per nje hetim parlamentar bazuar ne Kushtetute per zgjedhjet. Me presidentin Soares rame dakord se hetimi parlamentar nuk mund te kushtezohet. Ai shprehu bindjen se opozita duhet te kthehet ne Kuvend dhe une i shpreha vullnetin per t’i dhene fund bojkotit sapo Berisha te lejoje hetimin”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozites ka theksuar se kriza politike ne Shqiperi ka nisur per shkak te qendrimeve te qeverise dhe ka nenvizuar se PS eshte gati te kontribuoje ne dhenien fund te saj nese transparenca e zgjedhjeve do te jete e pakushtezuar.

“Ne jemi ne bojkot sepse demokracia eshte ne krize, fundi i te ciles fillon me transparencen e pakushtezuar te zgjedhjeve. Tere bota kerkon hetim te zgjedhjeve dhe OSBE ka kerkuar publikisht qe zgjedhjet te hetohen”, ka thene Rama.

Me tej, ai i ka drejtuar nje apel kryeministrit Berisha, duke i kerkuar qe te degjoje thirrjet e faktorit nderkombetar. “I bej thirrje kryeministrit Berisha qe te degjoje kembanat qe bien nga te kater anet”, ka shtuar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB